Stilet e tatuazheve
Nuk punoj çdo stil që ekziston. Punoj katër, dhe i punoj mirë. Më poshtë e sheh se çfarë e dallon secilin, ku funksionon më mirë dhe si plaket me kohën — që ta zgjedhësh me dije, jo nga pamja e një fotoje.
Nuk punoj çdo stil që ekziston. Punoj katër, dhe i punoj mirë. Më poshtë e sheh se çfarë e dallon secilin, ku funksionon më mirë dhe si plaket me kohën — që ta zgjedhësh me dije, jo nga pamja e një fotoje.
Stili nuk zgjidhet i pari. I pari zgjidhet motivi dhe kuptimi — pastaj shohim se cili stil e nxjerr më mirë.
Një portret gjyshi kërkon realizëm, sepse aty ngjashmëria është gjithçka. Një kryq në kraharor del më i fortë me blackwork, ku ngjyra e plotë i jep peshe formes. Një kompozim me disa elemente të vegjël kërkon fine-line, që të mos ngjeshet. Dhe një dragua që mbështillet rreth këmbës është japonez pa diskutim.
Shumica e punimeve nuk janë të pastra në një stil të vetëm. Një portret realist mund të ketë sfond blackwork që e nxjerr në pah; një motiv japonez mund të ketë detaje fine-line në valet.
Kjo është normale dhe shpesh është zgjidhja më e mirë. E rëndësishme është që punimi të ketë një logjikë të vetme dhe të mos duket si dy ide të ngjitura me forcë.
Realizmi është pjesa më e madhe e punës sime. Portrete njerëzish, kafshë, motive fetare dhe objekte të punuara me hije graduale, ku forma ndërtohet nga drita dhe errësira e jo nga vija.
Shiko stilinStili japonez punon me motive që kanë kuptim të vetin dhe me kompozime që mbështillen rreth trupit. Peshku koi, dragoi, maska Hannya, lotusi dhe valët nuk janë figura të veçuara — ato lidhen mes tyre dhe ndjekin formën e krahut, shpatullës ose këmbës.
Shiko stilinBlackwork mbështetet te ngjyra e plotë e zezë dhe te forma. Nuk ka hije graduale që zbehen me kohën — ka sipërfaqe të mbushura, kufij të qartë dhe kontrast që lexohet edhe nga larg.
Shiko stilinFine-line punon me vija të holla dhe të pastra, pa mbushje të rënda. Është stili që zgjidhet për motive delikate, për shkrime dhe për kompozime ku disa elemente të vegjël lidhen mes tyre në një rrjedhë të vetme.
Shiko stilinShkruaj idenë dhe të propozoj stilin që i shkon më mirë — pa detyrim dhe pa pagesë.